Zelensky jep lajmin e madh: Ukraina rimerr 500 km katrorë territor brenda një jave

07 tetor 2022 | 08:28

Fitoret e forcave ukrainase në rajonin jugor të Khersonit janë të fundit në një seri humbjesh të forcave ruse që minojnë pretendimin e Kremlinit për të aneksuar rreth 20% të Ukrainës, sipas The Guardian.

“Më shumë se 500 kilometra katrorë janë në kontrollin e forcave ukrainase vetëm në rajonin Kherson” që nga fillimi i tetorit, sipas një njoftimi të presidentit Volodymyr Zelensky.

Kherson, një rajon me prej rreth një milion banorësh para luftës  ishte ndër qytetet e para që u pushtua nga rusët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka marrë vëmendjen sërish me…