Zelensky kërkon takim të përbashkët ShBA – Ukrainë – Rusi

21 dhjetor 2025 | 08:58

Bashkuara kanë propozuar zhvillimin e “bisedimeve paqeje” me përfaqësues të Ukrainës dhe Rusisë, dhe ndoshta edhe të vendeve evropiane.

Komentet ai i bëri gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin portugez, Luís Montenegro, në Kiev.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës propozuan një takim të veçantë me përfaqësuesit e Rusisë dhe paraqitën formatin e mëposhtëm, për aq sa e kuptoj unë: Ukraina, Amerika, ‘rusët’ dhe, meqenëse atje mund të jenë përfaqësues të Evropës, ndoshta edhe Evropa. Pse them ‘ndoshta’? Sepse kjo do të ishte një [marrëveshje] logjike nëse do të zhvillohej një takim i tillë i përbashkët”, shtoi ai.

Zelensky theksoi se një takim i tillë do të kishte kuptim vetëm “nëse e kuptojmë rezultatin e mundshëm të takimit Amerikë-Ukrainë që ka ndodhur më parë”.

“Do të kuptojmë nëse ka një rezultat pozitiv apo jo dhe do ta nisim nga aty”, përfundoi presidenti ukrainas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka vënë në dukje vështirësitë…