
Zelensky: Kundërsulmi kundër trupave ruse do të ndodhë
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se një kundërofensivë e shumëpritur kundër trupave ruse “do të ndodhë”.
“Do të ketë një kundërsulm”, ka thënë Zelensky, derisa u ka folur gazetarëve nga Finlanda, Danimarka, Suedia dhe Norvegjia. Një video e intervistës është shpërndarë në llogarinë e tij në “Telegram”.
“Ne po përgatitemi për të. Do të ndodhë”, ka thënë ai, raporton “CNN”.
Zelensky ka thënë se beson në suksesin e misionit dhe se “ne do të jemi në gjendje të çlirojmë territoret tona”.
Por presidenti ukrainas ka thënë se ai “nuk është i gatshëm të thotë në detaje se kur do të ndodhë dhe si”.
Ukraina ka ende nevojë për “armë të caktuara”, ka thënë Zelensky, dhe rreziku kryesor për trupat e tij është nëse ata do të kenë mjaftueshëm municione që u nevojiten.