Zelensky: ‘Mercenarë’ nga Kina, Pakistani dhe vende të tjera po luftojnë për Rusinë

05 gusht 2025 | 08:22

Presidenti Volodymyr Zelensky tha të hënën se trupat ukrainase në Ukrainën verilindore po luftonin kundër “mercenarëve” të huaj nga vende të ndryshme.

Zelensky ka thënë se bëhet fjalë për “mercenarë” nga vende përfshirë Kinën, Pakistanin dhe pjesë të Afrikës, dhe u zotua për një përgjigje.

Zelensky më parë e ka akuzuar Moskën për rekrutimin e luftëtarëve kinezë për përpjekjet e saj të luftës kundër Ukrainës, akuza që Pekini i mohoi, ndërsa Koreja e Veriut ka siguruar gjithashtu mijëra trupa të veta në rajonin Kursk të Rusisë.

“Ne folëm me komandantët rreth situatës në vijën e frontit, mbrojtjes së Vovchansk dhe dinamikës së betejave”, ka shkruar Zelensky në rrjetet sociale pasi vizitoi një zonë në vijën e frontit në rajonin verilindor të Kharkiv.

“Luftëtarët tanë në këtë sektor po raportojnë pjesëmarrjen e mercenarëve nga Kina, Taxhikistani, Uzbekistani, Pakistani dhe vendet afrikane në luftë. Ne do të përgjigjemi”.

Së paku deri më tani nuk ka ndonjë koment rreth këtyre pretendimeve as nga Taxhikistani, Uzbekistani e as Pakistani.

As Rusia nuk ka bërë ndonjë koment të menjëhershëm publikisht mbi komentet e Zelenskyt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fatura e blerjeve vazhdon të mbetet e rëndë për  xhepin…