Zelensky nderon Joe Biden me medaljen ushtarake

21 dhjetor 2022 | 21:43

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky i dhuroi presidentit Biden medaljen ushtarake të nderit.

Zelensky falenderoi Biden dhe kongresin amerikan për përkrahjen e tyre dhe vlerësoi gjithashtu edhe popullin amerikan.

“Shumë faleminderit, Z. President. Natyrisht, faleminderit nga populli jonë për popullin e juaj, edhe për përkrahjen e Kongresit. Vërtet, e vlerësoj shumë”, tha ai.

Më pas, Zelensky i dhuroi homologut të tij amerikan çmimin e heroit, për të cilën tha se e përcjell nga një kapiten në ushtrinë ukrainase, i cili kërkoi që medaljen e tij t’ia dhurojë presidentit Biden, shkruan CNN.

Biden falenderoi Zelensky-n dhe tha se do t’i dërgojë edhe ai kapitenit ukrainas një monedhë të komandës amerikane.

https://edition.cnn.com/europe/live-news/russia-ukraine-war-news-12-21-22/index.html

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka arritur në Uashington të…