Zelensky në Turqi, tallet me delegacionin rus: Duken si figurantë

15 maj 2025 | 12:12

Në kuadër të përpjekjeve diplomatike për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Ankara për një takim me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan, raporton “BBC”.

Është bërë me dije se pas zbritjes nga avioni Zelensky ka mbajtur një fjalim të shkurtër, duke thënë se Ukraina “është në kontakt të vazhdueshëm me delegacionin amerikan lidhur me bisedimet me Rusinë.”

Ndërkohë, pas konfirmimit nga Kremlini se presidenti rus nuk do të marrë pjesë, Zelensky ka komentuar me tallje delegacionin rus të dërguar për bisedime.

“Zyrtarisht nuk e di nivelin e përfaqësimit rus, por nga ajo që kemi parë, duken si figurantë”, ka thënë ai.

Zelensky ka njoftuar se Ukraina do të vendosë për hapat e ardhshëm pas takimit që pritet të zhvillojë me presidentin Erdogan.

Kujtojmë se Kremlini ka njoftuar se delegacioni rus do të udhëhiqet nga Vladimir Medinsky, një këshilltar i presidentit Putin, i cili kishte drejtuar edhe raundin e vetëm të bisedimeve të drejtpërdrejta me Ukrainën në Stamboll më 2022.

Ndërsa, vendimin e Moskës për ta emëruar sërish Medinskyn mediat e huaja po e përshkruajnë si përpjekje për të ringjallur një format bisedimesh të ngjashëm me atë të vitit 2022 – një raund që u konsiderua i pasuksesshëm për shkak të kërkesave maksimale të Rusisë, përfshirë kufizimet ndaj ushtrisë dhe sovranitetit të Ukrainës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lion /INTERPOL, 15  maj -Vlerësimi i fundit te Interpol dhe…