Zelensky njofton se po vijnë paketa të reja ndihmash për Ukrainën
Volodymyr Zelensky bëri me dije se Ukraina do të përfitojë paketa të reja ndihme nga partnerët ndërkombëtarë.
Sipas Ukrinform, ai e dha këtë njoftim gjatë fjalimit të mbrëmjes, pasi mori pjesë në Munich Security Conference.
“Pati shumë takime, dhe më e rëndësishmja do të ketë paketa të reja mbështetjeje për Ukrainën. Prioriteti kryesor janë raketat për mbrojtjen ajrore, për mbrojtjen nga raketat balistike. Kjo ka qenë çështja numër një gjatë gjithë këtij dimri, siç e dini. Kjo është arsyeja pse e diskutuam në Mynih me pothuajse çdo udhëheqës që mund të na ndihmojë vërtet. Gjithashtu me Marco Rubio, Sekretarin e Shtetit të SHBA-së”, ka thënë ai.
Ai shprehu shpresën se marrëveshjet do të funksionojnë siç është menduar.
Mbrojtja ajrore, theksoi Zelensky, është një domosdoshmëri e përditshme.
Siç raportoi Ukrinform, gjatë fjalimit të tij në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Zelensky u tregoi politikanëve evropianë një vizualizim të sulmit masiv të kryer nga forcat ruse kundër Ukrainës natën e 12 shkurtit.



