Zelensky përsërit thirrjen: Mbyllni qiellin për Ukrainën

06 mars 2022 | 16:23

President i Ukrainës, Volodimyr Zelensky ka përsëritur sërish thirrjen për mbylljen e qiellit të Ukrainës.

Me anë të një videomesazhi në Instagram, Zelensky bën apel që nëse kjo gjë nuk ndodh Ukraina të furnizohet me avionë që të mbrohen.

“Mbyllni qiellin për Ukrainën!Mbyllni qiellin që të mos na godasin me raketa. Nëse nuk e bëni dot, të paktën na jepni avionë të mbrohemi vetë. Nëse nuk e bëni ka një konkluzion, ju doni që ne të vritemi pak e nga pak. Kjo është përgjegjësia e liderëve botërorë dhe perëndimorë!”, ka thënë Zelensky.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia thotë se rreth 500 ushtarë të saj janë vrarë…