Zelensky, pilotëve rusë: Herët a vonë do të jeni përgjegjës për vrasjen e civilëve

23 mars 2022 | 08:24

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se herët ose vonë pilotët rusë do të përgjigjen për vrasjen e civilëve.

“Dëshiroj t’ua përsëris këtë të gjithë pilotëve rusë, ata nuk po mendojnë për urdhrat që po zbatojnë, sepse vrasja e civilëve është krim. Dhe ju do të jeni përgjegjës për këtë, qoftë sot apo nesër, kjo është e pashmangshme.

Sidomos kur flasim për një aeroplan bombardues mbi Mariupol, dhe kjo do t’i ndodhë kujtdo që po vret civilët tanë, në tokën tonë paqësore”, tha ai gjatë fjalimit të postuar në faqen e qeverisë ukrainase në Facebook.

Pa ofruar prova, Zelensky pretendoi se Forcat e Armatosura të Ukrainës rrëzuan një aeroplan rus pranë Chornobaivka, në Kherson.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qyteti ukrainas, Mariupol, ka qenë cak i sulmeve të vazhdueshme…