Zelensky pranon të negociojë mbi planin e paqes të propozuar nga SHBA

20 nëntor 2025 | 19:56

Presidenti i Ukrainës Volodomyr Zelensky ka rënë dakord të fillojë bisedimet mbi planin e propozuar të paqes, dhe është gati ta diskutojë atë me administratën Trump pavarësisht kushteve të saj jashtëzakonisht të dhimbshme për Ukrainën, raporton Axios.

Plani i draftit iu dorëzua presidentit ukrainas në Kiev nga Sekretari i Ushtrisë Amerikane, Dan Driscoll. Dokumenti përfshin lëshime të mëdha, duke përfshirë heqjen dorë nga territoret që aktualisht kontrollohen nga Ukraina, gati përgjysmimin e forcës ushtarake dhe heqjen dorë nga disa armatime.

Zelensky ka rënë dakord të fillojë negociatat dhe një bisedë me Trump pritet në ditët në vijim.

Uashingtoni këmbëngul se plani është një “dokument i gjallë”, nëse Kievi ose partnerët evropianë kundërshtojnë pika të caktuara, do të shqyrtohen kompromise.

Shumë ekspertë e kanë cilësuar këtë plan si “kapitullim” i Ukrainës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami ka folur…