Zelensky: Rusia dëshiron ta marrë lindjen dhe jugun e Ukrainës

03 prill 2022 | 08:33

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se Rusia dëshiron ta marrë lindjen dhe jugun e Ukrainës.

Në fjalimin e tij, të shtunën në mbrëmje, ai theksoi se forcat ukrainase janë duke u zhvendosur  drejt lindjes, pasi deklaron se janë të vetëdijshme që Rusia ka mundësi ta rrisë presionin atje.

“Cili është qëllimi i trupave ruse? Ata duan të kapin Donbasin dhe jugun e Ukrainës”, ka thënë Zelensky.

Në mëngjesin e së dielës janë raportuar se kanë ndodhur shpërthime në qytetin strategjik të portit jugor Odessa, në bregun e Detit të Zi, shkruan BBC.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Familjarët së bashku me Shoqatën “Trojet e Arbrit”, si dhe…