Zelensky sot në Berlin, tregon çfarë ndihme po merr

14 maj 2023 | 08:46

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur në Berlin në orët e para të mëngjesit.

 “Tashmë në Berlin. Armët. Paketa e fuqishme. Mbrojtja ajrore. Rindërtimi. BE. NATO. Siguria”, tha ai në një mesazh në Twitter.

Presidenti ukrainas pritet të takohet me presidentin federal Frank-Walter Steinmeier dhe kancelarin Olaf Solz. Në mbrëmje ai pritet të marrë në emër të popullit ukrainas çmimin “Karli i Madh” në Aachen, ndoshta personalisht.

Mbrëmë, Ministria e Jashtme gjermane njoftoi përmes Tëitter-it se Gjermania po përgatit paketën më të madhe të mbështetjes ndonjëherë për Ukrainën: ajo përfshin municione, sisteme të mbrojtjes ajrore, tanke dhe mbështetje ushtarake me vlerë më shumë se 2.7 miliardë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të shtunën se “hapat e…