Zelensky telefonon kreun e NATO-s: Ditë të rëndësishme po vijnë për Ukrainën, gjërat mund të ndryshojnë

30 nëntor 2025 | 19:49

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky njoftoi se ka biseduar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Zelensky theksoi se ditë të rëndësishme po vijnë për Ukrainën.

“Këto janë ditë të rëndësishme dhe shumë gjëra mund të ndryshojnë. Ne po i koordinojmë ngushtë aktivitetet tona dhe aktivitetet me të gjithë partnerët. Po bisedojmë për masat e përbashkëta, qëndrimet e përbashkëta që kam besim se do të jenë jashtëzakonisht efektive”, tha Zelensky.

Ai gjithashtu deklaroi se ka zhvilluar edhe një bisedë telefonike me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ndërsa shtoi se e ka siguruar se mbështetja e BE nuk do të mungojë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj Qeverisë…