
Zelensky thërret rezervistët ushtarakë
22 shkurt 2022
| 22:40
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, thuhet se ka thirrur rezervistët ushtarakë.
Zelensky thotë se po thërret rezervistët për një periudhë të veçantë – por përjashtoi mobilizimin e përgjithshëm, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, thuhet se Zelensky është ende duke ndjekur rrugë diplomatike për të dalë nga kriza, por thekson se Ukraina nuk do t’i dorëzojë asnjë territor Rusisë.
“Prioriteti im është ruajtja e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës. Përshëndes sanksionet që po vendosen nga vendet perëndimore”.