
Zelensky thotë se do të takohet me Trumpin të hënën
Lideri ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se do të takohet me homologun e tij amerikan, Donald Trump, të hënën që po vjen.
Ky takim vjen pas atij midis Trumpit dhe presidentit rus, Vladimir Putin, që u mbajt dje në Alaskë.
Ai ka njoftuar se do të udhëtojë për në Washington ku edhe do të mbahet takimi dypalësh.
Këtë gjë e bëri të ditur pasi kreu sot një telefonatë me Trumpin, me të cilin më parë ka pasur edhe përplasje në pikëpamje.
Zelensky po ashtu tregoi se presidenti amerikan i ka treguar për pikat kryesore që janë diskutuar në takimin e djeshëm me Putinin.
Përndryshe, Trump tha se bisedimet me liderin rus kanë qenë të frytshme rreth mundësisë së arritjes së paqes me Ukrainën ndonëse tha se “nuk ka marrëveshje deri sa të mos ketë marrëveshje”.