Zelensky thotë se lufta mund të përfundojë në gjysmën e parë të vitit 2026

08 janar 2026 | 13:55

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se beson që lufta në shkallë të plotë e Rusisë kundër Ukrainës, mund të përfundojë në gjysmën e parë të vitit 2026.

Duke folur në ceremoninë e hapjes që ka shënuar fillimin e presidencës së Qipros në Bashkimin Evropian (BE), Zelensky ka vënë në dukje atë që e ka përshkruar si një fazë të re në negociatat me partnerët evropianë dhe Shtetet e Bashkuara.

Ai gjithashtu ka theksuar se Bashkimi Evropian duhet të luajë një rol qendror në procesin e negociatave.

“Ndërsa Qiproja fillon presidencën e saj të Këshillit të BE-së, ne vërejmë se negociatat kanë arritur një moment të ri së bashku me partnerët tanë evropianë dhe, natyrisht, Shtetet e Bashkuara dhe të gjithë anëtarët e Koalicionit të të Gatshmëve. Ne besojmë sinqerisht se kjo luftë mund të përfundojë gjatë presidencës suaj të Këshillit të BE-së”, ka thënë Zelensky.

Presidenca e Qipros në Këshillin e Bashkimit Evropian do të vazhdojë gjatë gjysmës së parë të vitit, deri në fund të qershorit 2026.

Komentet e Zelensky vijnë pas disa raundeve të bisedimeve të fundit midis delegacioneve ukrainase, evropiane dhe amerikane në Paris.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i degës së Organizatës së Veteranëve të Luftës së…