Zelensky tregon numrin e ushtarëve të vrarë rusë

28 shkurt 2022 | 11:55

Vladimir Putin si duket nuk ishte përgatitur për një rezistencë të fortë nga Ukraina në luftën e shpallur katër ditë më parë.

Mediumi “The Kyiv Independent” ka cituar një statistikë të dhënë nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, sipas të cilit 4 mijë e 500 ushtarë rusë janë vrarë.

Sipas këtij mediumi Zelensky është shprehur: “Tashmë 4,500 ushtarë rusë janë vrarë. Pse keni ardhur të gjithë këtu? Hidhni armët dhe largohuni, mos u besoni komandantëve tuaj, mos u besoni propaganduesve tuaj, thjesht shpëtoni jetën tuaj – largohuni”.

Mëngjesin e sotëm delegacioni ukrainas ka mbërritur në kufirin ukrainas-bjellorusi për bisedime me përfaqësuesit e Rusisë. Zyra e presidentit ukrainas, ka thënë se çështja kryesore e bisedimeve është një armëpushim i menjëhershëm dhe tërheqja e trupave nga Ukraina.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona mposhti me shifrat 4-0 skuadrën e Atletico Bilbaos, në…