Zelensky, Trumpit: Qëndro në anën tonë për t’i dhënë fund luftës

24 shkurt 2026 | 08:52

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje presidentit amerikan Donald Trump që “të qëndrojë në anën tonë”, në ditën kur Ukraina shënon katër vjet nga nisja e pushtimit të plotë rus.

Në një intervistë për CNN nga Kievi, Zelensky tha se beson që Trump dhe ekipi i tij “duan ta përfundojnë këtë luftë”.

I pyetur se çfarë do të dëshironte të dëgjonte nga fjalimi i Trumpit për Gjendjen e Kombit (State of the Union), presidenti ukrainas u shpreh qartë, “Dua që ai të qëndrojë në anën tonë”.

Zelensky foli edhe për komunikimin me SHBA-në, duke theksuar se ekziston bashkëpunim i mirë mes ekipeve negociuese. “Kemi komunikim të mirë mes grupit tonë dhe grupit amerikan”, tha ai.

Ai shtoi se është i bindur se presidenti Trump dhe ekipi i tij vërtet synojnë t’i japin fund luftës në Ukrainë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian ka vendosur të pezullojë ratifikimin e marrëveshjes tregtare…