
Zelensky, Trumpit: Të mos merret asnjë vendim pa ne
Në reagimin e tij pas bisedës telefonike me Donald Trump, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se Kievi dhe partnerët e tij po konsideronin organizimin e një takimi të nivelit të lartë midis Ukrainës, Rusisë, Shteteve të Bashkuara, vendeve të Bashkimit Evropian dhe Britanisë, si pjesë e një shtytjeje për t’i dhënë fund luftës.
Duke folur me gazetarët në Kiev udhëheqësi ukrainas tha se shpresonte se takimi mund të ndodhte sa më shpejt që të ishte e mundur dhe se ai mund të mbahej në Turqi, Vatikan ose Zvicër
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shprehu shpresën se Evropa dhe Shtetet e Bashkuara do t’i interpretojnë kërkesat e papranueshme të Rusisë si një “JO” për paqen. Po ashtu Zelensky shtoi se i ka kërkuar presidentit amerikan Donald Trump “të mos marrë vendime pa ta” në negociatat me Rusinë për një armëpushim.