
Zelensky: Ukraina do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, me ose pa Orbanin
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Ukraina do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian pavarësisht nga qëndrimi i kryeministrit hungarez Viktor Orbán.
Zelensky gjatë një konference për shtyp me kryeministrin holandez Dick Schoof, i bëri këto komente, transmeton Telegrafi,
Ai shprehu besimin se populli hungarez e mbështet Ukrainën në çdo rast.
“Ukraina do të jetë në Bashkimin Evropian, me ose pa Orbán, sepse kjo është zgjedhja e popullit ukrainas”, theksoi Zelensky.
Presidenti ukrainas komentoi mbi mundësinë e ndryshimit të rregullave të procedurës në mënyrë që të mos kërkohet një vendim unanim për zgjerimin e BE-së.
“Ndryshimi i procedurës do të thotë të gjesh një rrugë pa Hungarinë. Kur shumica, të gjitha vendet përveç Hungarisë, mbështesin Ukrainën, ata e kuptojnë se si duhet të bëhet”, tha ai.
Zelensky gjithashtu kujtoi se Ukraina kishte përmbushur të gjitha kërkesat teknike për hapjen e grupit të parë në negociatat e pranimit në BE.