Zelensky zhvillon bisedë telefonike me Edi Ramën

05 mars 2022 | 11:20

Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky, ka njoftuar se sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Ai ka shkruar se me Ramën kanë biseduar rreth punës së përbashkët së Ukrainës dhe Shqipërisë në Kombet e Bashkuara.

Tutje Zelensky ka shtuar se vendi i tij e vlerëson mbështetjen e Shqipërisë, raporton Paparaci.

“Pata një bisedë telefonike me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramës. Folëm për luftën kundër pushtuesve rusë. U diskutua për punën e përbashkët në kuadër të Kombeve të Bashkuara. Ne vlerësojmë ndihmën praktike dhe mbështetjen e Shqipërisë në këtë kohë të vështirë. Ne po bëjmë gjithçka për t’i dhënë fund luftës. #StopRusia”, shkruan ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka konfirmuar se korridoret humanitare janë…