Zemaj dhe Hasani diskutojnë mundësinë e rishikimit të masave lidhur me qarkullimin Kosovë-Maqedoni

29 shtator 2020 | 14:17

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Armend Zemaj, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim me zëvendësministrin e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Ilir Hasani, ku diskutuan lidhur me situatën epidemiologjike në të dy shtetet dhe masat e marra nga të dy qeveritë për menaxhimin e pandemisë COVID-19.

“Në takim u theksua se përmirësimi i situatës lidhur me Covid-19 në dy vendet tona, jep mundësinë e rishikimit të masave lidhur me qarkullimin midis dy shteteve, duke ndihmuar kështu edhe subjektet e fushës ekonomike që të përballojnë situatën e krijuar nga Covid-19”, ka shkruar Zemaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tre të dënuarit me kusht në rastin e njohur si…