Zemaj: Do të kalojmë në testime masive

25 qershor 2020 | 13:00

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka vizituar sot Komunën e Prishtinës, ku u prit nga kryetari Shpend Ahmeti.

Zemaj pas takimit që zhvilloi me Ahmetin, deklaroi se mund të ketë një valë të dytë të virusit Covid-19 në vjeshtë.

“Mund të ketë një valë të dytë në shtator ose tetor, por ne të gjithë duhet të jemi të përgatitur, edhe institucionet tona dhe ky është qëllimi i Ministrisë së Shëndetësisë. Iu bëjmë ftesë që të keni kujdes, të mbani maskat e distancën. Do të kalojmë në testime masive”, ka deklaruar Zemaj.

Kurse, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, theksoi se përkundër rritjeve të rasteve me virus, punëtorët shëndetësorë po bëjnë një punë të mrekullueshme.

“Ne do të vazhdojmë t’i kryejmë detyrat tona si Komunë e Prishtinës. Me Zemajn diskutuam disa pika që ia kemi rekomanduar IKSHPK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë për menaxhimin e virusit”, ka deklaruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reprezentuesi i Gjermanisë, Julian Draxler ka marrë vendimin për të…