Zemaj: Duhet të vazhdohen masat rigoroze kundër Covidit

22 shkurt 2021 | 11:58

Nën kryesimin e ministrit në detyrë të Shëndetësisë në detyrë, Armend Zemaj është mbajtur sot takimi i Komitetit për koordinim dhe vlerësim të situatës me Covid-19.

Me këtë rast, Zemaj ka thënë se duke u bazuar në situatën aktuale me pandeminë, duhet të vazhdohen masat rigoroze duke u klasifikuar në tri kategoritë e rrezikshmërisë.

“Bazuar në situatën dhe me të njëjtat standarde duhet të vazhdohen masat rigoroze por edhe përkufizimi i lëvizjes duke i klasifikuar sipas tri kategorive. Duhet të vazhdoj zbatimi i vendimeve të Qeverisë me kontroll rigoroz nga inspektorati, dhe të ketë kufizime në të gjitha degët e ekonomisë ku ka grumbullim të njerëzve. Ne do të kërkojmë raporte edhe nga policia”, ka thënë ai.

Zemaj ka thënë se në mënyrë rigoroze duhet të respektohen masat në institucionet publike dhe private.

“Në mënyrë rigoroze të respektohen masat në institucionet publike dhe private. Të bëhet ajrosja dhe dezinfektimi. Inspektoratet sanitare duhet të zbatojnë ligjin anti-Covid dhe të marrin masa”, ka shtuar Zemaj, duke shtuar se janë duke u angazhuar edhe në sigurimin e vaksinës për 75 për qind të popullsisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas vendimit të rihapjes së shkollave dhe kopshteve në fillim…