Zemaj fton mërgatën që më 28 dhjetor ta tregojë peshën me votë

26 nëntor 2025 | 14:55

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, në një konferencë për medie të mërkurën, ka thënë se LDK-ja mirëpret procesin e regjistrimit të votuesve jashtë vendit, proces ky i pandashëm i funksionimit të një demokracie transparente dhe gjithëpërfshirëse.

Gjatë kësaj konference deputeti Zemaj ftoi qytetarët që jetojnë në mërgatë, e që nuk kanë mundësi të jenë fizikisht në Kosovë ditën e zgjedhjeve që ta ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar.

“Sot ka nisur procesi i regjistrimit të votuesve jashtë vendit, një ndër proceset më të rëndësishme për garantimin e së drejtës demokratike të çdo qytetari, kudo që jeton. Lidhja Demokratike e Kosovës e mirëpret këtë proces dhe e vlerëson si pjesë të pandashme të funksionimit të një demokracie transparente dhe gjithëpërfshirëse. Të gjithë qytetarët tanë që jetojnë në mërgatë, e që nuk kanë mundësi të jenë fizikisht në Kosovë ditën e zgjedhjeve, i ftojmë që ta ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar. Zëri i tyre ka vlerë, vota e tyre ka peshë, dhe pjesëmarrja e tyre është e domosdoshme për të ardhmen e vendit”, ka thënë Zemaj.

Deputeti Zemaj i bëri thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që të qëndrojë larg çdo tentative për ndërhyrje, presion apo bllokim qoftë përmes postës, qoftë përmes votimit në konsullata dhe ambasada në mërgatë.

Sipas tij, procesi i votimit të mërgatës është proces i shtetit, e jo i partive. Zemaj ka thënë se respektimi i tij është obligim institucional, jo opsion politik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i…