Zemaj: Ka shumë emra në LDK që e meritojnë postin e presidentit, ta shohim nëse duhet votë përtej partisë
03 mars 2026
| 12:44
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka thënë se në LDK-ja ka shumë emra të denjë për postin e presidentit.
Pas takimit të kryeministrit Albin Kurti me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe para një mbledhjeje të grupit parlamentar të LDK-së, Zemaj ka thënë se do t’i rekomandonte “shumë emra”.
“Ka shumë emra në LDK që i kisha rekomanduar, prej të parit e deri në anëtarin e fundit të LDK-së e meriton”, ka thënë ai.
I pyetur nëse kanë votë për Vjosa Osmanin, Zemaj ka thënë: “Unë njëherë kam votë për njerëzit e LDK-së, ta shohim nëse duhet përtej LDK-së”.



