Zemaj kërkon kujdes të shtuar nga personeli shëndetësor në ballfaqimin me pandeminë

22 shtator 2020 | 12:27

Ministri i Shëndësisë, Armend Zemaj, mori pjesë sot në takimin që pati kryeministri Avdullah Hoti me stafin dejtues të SHSKUK-së, ku u diskutua rreth punës, kapaciteteve dhe ballafaqimit me pandeminë Covid-19 .

Zemaj ka kërkuar që kujdesi i të gjithëve të jetë plotësisht në shërbim të gjithë qytetarëve 24 orë në ditë, shtatë ditë të javë.

“Ne në vazhdimësi po përpiqemi për fuqizimin e kuadrove mjekësore, furnizimeve, përmirësimin e infrastrukturës në spitale. Kërkoj përkushtmin e plotë të secilit pjesëtar dhe secilës hallkë të sistemit, për efikasitet dhe eficiencë maksimale, ndërsa si Ministri e Shëndetësisë po ndërmarrim të gjitha veprimet, që të jemi të gatshëm në rast se virusi do të vazhdoj të jetë prezent edhe në përgjatë muajve të stinës së vjeshtës”, ka thënë Zemaj.

Ai ka theksuar se angazhimi i personelit shëndetësor dhe stafit përcjellës, ishte, është dhe mbetet shembullor, si përgjegjësi profesionlae por edhe morale e atdhetare, për të qenë në shërbim të qytetarëve.

“Andaj, sot, e çdo ditë, jemi shumë mirënjohës dhe i falënderojmë pafundësisht për punën e tyre të palodhur. Gjithnjë do të qëndrojmë në krah të tyre dhe do t’u ofrojmë përkrahje të pa rezervë aty ku e kanë të nevojshme. Puna jonë nuk do të ndalet. Po ashtu për ne është jetike edhe kontributi dhe ndihma e ofruar nga donatorët ndërkombëtarë”, ka deklaruar Zemaj.

(F.D / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit