Zemaj: Kosova po menaxhon pandeminë më mirë se vendet e rajonit

29 shtator 2020 | 11:47

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se Kosova është më mirë se vendet e rajonit sa i përket menaxhimit të pandemisë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se këtë fakt sot ua ka prezantuar, gjatë një takimi virtual, edhe donatorëve dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Ai ka bërë me dije se që nga marrja e mandatit si ministër i Shëndetësisë, nuk ka shpenzuar asnjë cent nga arka e shteti sa i përket menaxhimit të pandemisë.

Sipas tij, e gjithë ky rrugëtim është bërë me ndihmën e donatorëve.

 

Postimi i plotë i Zemajt:

Se Kosova është më mirë se vendet e rajonit e madje edhe më mirë se vendet me sistem shëndetësor më të avansuar, sa i përket menaxhimit të pandemisë, ua thash edhe donatorëve dhe partnerëve ndërkombëtarë në takimin e rregullt javor, të mbajtur në mënyrë virtuale.

Kosova dhe Ministria e Shëndetësisë është me fat që ka partner ndërkombëtarë që po ndihmojnë vendin tonë në luftë kundë Covid 19.

Mora konfimimin që bashkëkupunimi i ndërsjellë si dhe ndihmat në format ndryshe, nga donatorët, do të vazhdojnë.

Që nga marrja e mandatit si ministër i Shëndetësisë, nuk kam shpenzuar asnjë cent nga arka e shteti sa i përket menaxhimit të pandemisë, e gjithë ky rrugëtim është bërë me ndihmën e donatorëve.

Donatorët që po ofrojnë ndihmë shumë të çmuar në këtë kohë të pandemisë, janë shtetet sikurse: ShBA, Japonia, Luksemburgu, Gjermania, Austria, Zvicra, Norvegjia, Turqia, Jordania, Katari, Zyra e Bashkimit Evropian, Agjencia e Kombeve të Bashkuara (OBSH, UNICEF, UNDP, Banka Botërore).

Miku i mirë në ditë të vështirë.

Faleminderit, jemi mirënjohës përgjithmonë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mjekët turq të hënën i dhanë gjilpërën e parë të…