Zemaj, Kurtit: Kryeministër shkarkoje ministrin Vitia dhe kërko falje

20 shtator 2021 | 13:46

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti ta shkarkojë ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Ish-ministri i Shëndetësisë në seancën e parë të Kuvendit në sesionin vjeshtor, ka thënë se ministri Vitia ia ka ikur përgjegjësisë dhe është treguar skandaloz në menaxhimin e pandemisë Covid-19.

“Njerëzit e papërgjegjshëm nuk mund ta pranojnë përgjegjësinë. Ky ministër i Shëndetësisë u tregua shumë i papërgjegjshëm, nuk e pranoi përgjegjësinë, por e pranoi gabimin. E gabimi kushton! Këtë gabim do të duhej ta merrte për bazë edhe vetë kryeministri me shkarkimin e këtij ministri të Shëndetësisë që u tregua skandaloz në rajon dhe mbarë Evropën. E bëri Kosovën vendin më të tmerrshëm në ranglistat botërore në listat e zeza duke shndërruar Kosovën me 40-minutësh të vdekjeve dhe pa asnjë fije dyshimi u zhduk në javën kryesore dhe të rëndë ku kishim 36 vdekje të qytetarëve. I nderuar kryeministër ky ministër është treguar i papërgjegjshëm dhe duhet ta shkarkoni dhe të kërkoni falje publike neve dhe gjithë familjarëve që kanë humbur jetën nga masat dhe mos mbikëqyrja e masave”, ka thënë Zemaj. /Ksp/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesit e kompanisë farmaceutike “Pfizer” kanë deklaruar sot se vaksinat…