Zemaj: LDK-ja kërkon marrëveshje klasike politike për presidentin

03 prill 2026 | 14:40

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk ka përpjekje serioze për të gjetur zgjidhje për zgjedhjen e presidentit.

Zemaj ka kërkuar nga Kurti transparencë dhe konsensus për këtë çështje.

“Do të dëshironim që të kishte korrektësi në këtë proces, i cili është i rëndësishëm për institucionet e Kosovës dhe stabilitetin institucional. Ajo që kemi parë deri më tani nuk tregon një qasje të tillë nga zoti Kurti dhe LV-ja, duke e vazhduar qëllimin e bllokadës ose shkuarjes në zgjedhje të parakohshme, për të cilat kemi thënë vazhdimisht se duhet të tentohet të tejkalohen për shkak të interesit më madhor të Kosovës. LDK-ja është konsistente në qëndrimet e saj, ka kërkuar transparencë dhe konsensus, ashtu siç i takon figurës dhe personalitetit të presidentit të Kosovës. Pjesa tjetër do të duhej të diskutohej për një marrëveshje, e cila është klasike politike, por që asnjëherë nuk ka ardhur në shprehje dhe as në tavolinë”, ka thënë Zemaj për “RTV21”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me nder dhe krenari, ish-bashkëluftëtarët kanë përkujtuar rënien heroike të…