Zemaj: LDK-ja s’preferon dy palë zgjedhje, mund të ketë abuzime të mëdha

15 korrik 2025 | 11:03

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se si parti nuk preferojnë dy palë zgjedhje pasi siç ka vlerësuar ai mund të ketë keqpërdorime dhe abuzime të mëdha.

Zemaj ka deklaruar se LV-ja nuk do marrëveshje politike, pasi sipas tij, dëshiron me këtë numër të votave të ketë edhe kryetarin e Kuvendit edhe Qeverinë.

“Veç të merren vesh për marrëveshje politike, çështja e kafesë do të ishte më e lehtë. Ata e kanë prepozicionet politike, për kryetarin e kuvendit siç është thënë edhe nga Limaj dhe Kurti, çështja ka të bëjë me pozitën e ofruar ose të mos ofruar për të siguruar votat. LV-ja nuk do marrëveshje politike, siç duket do me këtë numër të votave të ketë edhe kryetarin Kuvendit edhe Qeverinë e Kosovës. Për neve është kushtetuese nëse e mundëson koha ose nëse zgjidhet ngërçi, ne nuk preferojmë dy palë zgjedhje, nuk ju konvenojnë as qytetarëve dhe mund të ketë keqpërdorime dhe abuzime të mëdha”, ka thënë Zemaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marash Kumbulla u rikthye në klubin e qytetit të tij…