Zemaj: Nga java e ardhshme masa të reja në gjithë vendin

18 dhjetor 2020 | 15:44

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka paralajmëruar masa të reja në gjithë vendin nga java e ardhshme. Zemaj në një konferencë për medie, ka thënë se gjatë kësaj jave ka pasur rënie të numrit të infektuarve me Covid-19, ku edhe ka ndryshuar renditja e komunave sa i takon situatës epidemiologjike.

“Masat aktuale do të mbesin në fuqi për komunat sipas zonave, por do të ketë masa të reja nga java e ardhshme për gjithë vendin”, ka thënë Zemaj.

Ai ka bërë me dije renditja e re e komunave, ku në zonën e kuqe nga 16 komuna sa kanë qenë, tani janë 11, kurse zonën e gjelbër janë 16 komuna.

Në zonën e kuqe janë: Prishtina, Zveçani, Zubin Potoku, Fushë Kosova, Obiliqi, Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Lipjani, Drenasi dhe Podujeva.  Në zonën e verdhë janë: Kamenica, Kllokoti, Gjakova, Vitia, Gjilani, Peja, Vushtrria, Ferizaj, Shtërpca, Istogu dhe Ranillugu, kurse në zonën e gjelbër janë: Graçanica, Klina, Hani i Elezit, Shtimja, Suhareka, Rahoveci, Skenderaj, Parteshi, Prizreni, Malisheva, Deçani, Novobërda, Kaçaniku, Juniku, Dragashi dhe Mamusha.

Më tutje, Zemaj në këtë konferencë ka folur edhe për sigurimin e vaksinës Covid-19, ku ka thënë se janë të përkushtuar ta sigurojnë këtë vaksinë. Zemaj ka thënë se për këtë janë formuar një komision dhe një grup punues. “Ju sigurojmë që kemi marrë më kohë masa dhe jemi të përkushtuar t’i kemi sa më parë këto vaksina. Po bashkëpunojmë me mekanizmat e BE-së dhe shtetet e tjera të zhvilluara”, ka thënë Zemaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përpjekja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje për ta nxjerrë nga…