Zemaj paralajmëron lehtësimin e masave anti-Covid

12 janar 2021 | 11:17

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka theksuar se krahasuar me shtetet e tjera, Kosova vazhdon të ketë situatë të mirë të menaxhimit të Covid-19.

Me këtë rast, ai ka thënë se masat lehtësuese, do të jenë vlerësim për respektimin e masave nga qytetarët.

“Kosova, krahasuar me shtetet tjera, vazhdon të ketë situatë të mirë të menaxhimit të Covid-19. Statistikat nga ECDC, Kosovën e radhitin të fundit në rajon sa i përket shtrirjes së infeksionit si dhe vdekshmërisë nga Covid-19. Në takimin e sotëm me Bordin Këshillëdhënës, kemi diskutuar për situatën epidemiologjike, duke parë mundësinë e lehtësimit të disa masave që janë në fuqi. Masat lehtësuese, do të jenë vlerësim për respektimin e masave nga qytetarët”.

“Qytetarët me disiplinën e tyre si dhe të gjithë akterët relevantë që përballen me Covid-19, kanë dëshmuar se meritojnë falënderim dhe respekt. Edhe sot u bëjë thirrje për zbatimin e rekomandimeve dhe respektimin e masave anti-Covid për aktivitetet publike, grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike. Bashkë ia dalim!”, ka shkruar Zemaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani 30 vjet nga shpërndarja e Fteses nga LPRK…