Zemaj pas incidentit: Nuk e kam merituar, as qytetarët s’duhej ta shihnin një gjë të tillë

28 tetor 2025 | 21:17

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka folur rreth incidentit në të cilin u përfshi më 24 tetor, teksa po jepte një intervistë televizive.

Zemaj tha se ngjarja ka qenë e papritur dhe e padëshiruar, duke theksuar se situata të tilla nuk duhet të ndodhin në jetën publike apo politike të vendit.

“Hera e parë në jetën time politike që më ndodh një gjë e tillë. Besoj që nuk e kam merituar. Nuk e kanë merituar as qytetarët e Kosovës ta shohin diçka të tillë. As më pak unë s’kisha dashtë që askush të mos jetë në një pozitë çfarë kam qenë unë atë ditë”, tha Zemaj në TV Dukagjini.

Ai shtoi se edhe gjatë shpjegimeve në organet hetimore ka kërkuar falje publike, pasi incidenti ka shqetësuar shumë njerëz.

“Pa asnjë ngarkesë, kam kërkuar falje publike, sepse me atë incident janë shqetësuar shumë njerëz”, tha ndër të tjera deputeti i LDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar disa pamje. Ato…