Zemaj, pushtetit: Me vulën e ShBA-së jeni hajna të certifikuar

02 maj 2024 | 12:27

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, i ka quajtur pushtetarët si hajna të certifikuar, teksa ka folur në seancën plenare ku po diskutohet raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASh).

Zemaj ka deklaruar se ato gjetje janë adresuar disa herë nga LDK-ja dhe se nuk janë marrë përbazë asnjëherë.

“Raporti i DASh-i shihet qartë që rrënoi për tokë një propagandë të shumicës ‘se kemi luftuar korrupsionin’. Në fakt ju po i luftoni ata që po e luftojnë vërtet korrupsionin. Tani kur e kemi raportin e DASh-it i cili veç se ka konfirmua secilin shqetësim tonin si LDK-ja tani me vulën e ShBA-së jeni hajna të certifikuar. Sepse qeveri juaja që erdhi në pushte për ta luftuar korrupsionin por emërtohet korrupsion serioz qeveritar. Kjo nuk mund të ishte ndryshe kur vjedhin në bukë e grurë të rezervave shtetërore”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Arsenalit është gati të sakrifikojë Gabriel Jesus verën…