
Zemaj: Qeveria e paaftë në menaxhimin e pandemisë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka kritikuar Qeverinë për keqmenaxhim të pandemisë Covid-19.
Në seancë e jashtëzakonshme parlamentare që po mbahet sot për pandeminë, ish-ministri i Shëndetësisë, ka thënë se kjo qeveri po e menaxhon online pandeminë. “Gati 30 mijë raste me COVID-19 vetëm gjatë këtij muaji, ky është rezultati i menaxhimit online të pandemisë. Ky është rezultat i qeverisjes së paaftë, e që nxjerr masa jo adekuate, i neglizhon testimet masive e vaksinimin masiv dhe kujdesin në shkolla. E ulë buxhetin për Ministrin e Shëndetësisë, e lejon të ketë mungesa të barnave esenciale, nuk ka koordinim me komunat e me shtete përreth. Nuk e ka problem t’i hedhë në plehra vaksinat kur ka më së shumti nevojë”, ka thënë ai.
Sipas tij, kjo qeveria po reagon me vonës në çdo krizë. “Arroganca, mosveprimi, propaganda janë pjesë e kësaj qeverie. Duke reaguar gjithmonë vonë, e na bënë imun në situata alarmante, dhe zgjidhjen e vetme e ka izolimin, shpresojmë që nuk na çojnë edhe në izolim politik. Kryeministri së fundmi del thotë se nuk jam magjistarë, po i bën qytetarët fajtor se kanë besuar në të sa ishte në opozitë. Edhe sot e kësaj dite ne e kemi ditur se magjistar nuk është, por është arrogant dhe me veprimet e tij duket se është magjistar politik. Me ardhjen e kësaj qeverie u rritën të gjitha çmimet, ato ushqimore e deri tek energjia elektrike. Kush i mashtroi, largoi shqiptarët i pari? Albin akrobati apo magjistari”, ka deklaruar Zemaj.