Zemaj: Respektoni rekomandimet, ka rrezik të mbingarkohet sistemi shëndetësor (Video)

20 qershor 2020 | 11:56

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, me anë të një video i është drejtuar qytetarëve që të respektojnë rekomandimet e IKSHPK-së dhe Manuelin e Ministrisë së Shëndetësisë për mbrojtjen nga përhapja e Covid 19.

Zemaj ka theksuar se shtimi i rasteve ditëve të fundit ka ardhur si rezultat i mosrespektimit të këtyre rekomandimeve.

Ai tutje ka theksuar se nëse nuk respektohen masat ka rrezik të mbingarkohet sistemi shëndetësor.

“Normalizimi i jetës së qytetarëve të Kosovës, është qëllimi kryesor i punës tonë në këtë kohë. Virusi është akoma prezent dhe ajo çka duhet të bëjmë është të adaptohemi me realitetin e ri. Për të na ndihmuar ne, stafit shëndetësor dhe të gjithë atyre që kujdesen për shëndetin tuaj, ju lutem respektoni masat mbrojtëse. Edhe në Kosovë këto ditë kemi shtim të rasteve me Covid 19 dhe kjo po vjen si pasojë e mosrespektimit të rekomandimeve të IKSHPK-së. Rreziku është se nëse nuk i respektojmë masat mbrojtëse të mbingarkohet sistemi shëndetësor, të rëndohet puna e mjekëve dhe infermierëve.Ne dhe qeveria e Kosovës do të bëjmë çmos që të mos ketë rikthim të masave të izolimit. Zgjidhja jonë e vetme është që të zbatojmë Manualin e Ministrisë së Shëndetësisë për mbrojtjen nga përhapja e Koronavirusit”

https://www.facebook.com/501036319943253/videos/273859287191188/?v=273859287191188

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  MALLI PËR NËNËN TIME Ti frymëmarrja ime, nënë Shpirtin…