Zemaj s’ka plan ta heqë orën policore pa rënë numri i të infektuarve

02 dhjetor 2020 | 08:20

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka folur për masat e reja me qëllim të parandalimit të përhapjes së Covid-19.

Zemaj në T7 ka folur edhe për orën policore që po aplikohet në disa komuna të Kosovës. Ai tha se ora policore nuk do të hiqet derisa të ketë ulje të numrit të të infektuarve.

“Derisa te sigurohemi se numri i infeksioneve shkon duke rënë dhe rritja e kujdesit, zbatushmëria e masave dhe të gjithave që kërkohen, nuk mund të lëvizim asnjë masë lehtësuese. Për këtë arsye po kërkohet të kemi kujdes të shtuar nga të gjithë”, tha Zemaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të mbrohet nga…