
Zemaj: Spitalet janë të mbingarkuara
19 nëntor 2020
| 11:15
Pas pranimit të donacionit me maska dhe rroba mbrojtëse nga Hungaria, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka folur për situatën me pandeminë në vendin tonë.
Ai ka thënë se masat janë duke u respektuar, sidomos pjesa e kufizimeve.
Ministri Zemaj ka bërë thirrje që grumbullimet e panevojshme të eliminohen, duke theksuar se qytetarët duhet ta shtojnë kujdesin në mënyrë që ta ulim infeksionin me ketë virus, raporton “Epoka e re”.
Ai ka thënë se spitalet janë mbingarkuar.
“Kemi një stabilitet të atij pragu të lakores, por ne duhet të kujdesemi. Spitalet tona dhe personeli shëndetësorë tash është i mbingarkuar nga rastet”, ka deklaruar Zemaj.