Zemaj: Vetëm konsensusi mes partive e zgjidh ngërçin politik

09 qershor 2025 | 11:01

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, para nisjes së seancës konstituive, ka thënë se vetëm konsensusi politik e zgjidh ngërçin e krijuar në kuvend.

“Është e kuptueshme që vetëm konsensusi mes partive e zgjedh këtë ngërç politik. Ne kemi qenë të qartë në propozimin tonë kur është paraqitur që të kemi tejkalim të kësaj krize institucionale dhe propozimi (qeveri të unitetit) nuk ka qenë sa për të blerë kohë qysh mundet VV ta pasqyrojë, por t’iu japim qytetarëve mundësi…”,  ka thënë Zemaj.

Ai ka theksuar se refuzim kanë nga LV-ja, ndërsa partitë tjera kanë qenë të “rezervuara”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Albin Kurti, kryeministër në detyrë, edhe sot është futur nga…