
Zemaj viziton QKMF-në në Istog
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vizituar QKMF-në në Istog.
Ai ka njoftuar se QKMF-në në Istog i kanë dhuruar një autoambulancë.
“QKMF-së në Istog, i kemi siguruar një autoambulancë dhe si më parë kemi dërguar edhe material shpenzues të konsiderueshëm kundër Covid 19, për nevojat e personelit shëndetësor dhe qytetarëve që marrin shërbime shëndetësore në mjekësinë primare”, ka thënë Zemaj.
Ai ka theksuar se përkujdesja primare është thelbësore për suksesin e sistemit shëndetësor në vend, andaj, sipas tij, investimet në ngritjen e cilësisë së shërbimeve në këtë nivel të përkujdesjes, shtojnë cilësinë në tërë sistemin shëndetësor.
“Respekt për profesionistët shëndetësorë që veprojnë të parët në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve!”, ka deklaruar Zemaj.