Zemaj viziton Teqenë e Shejh Rexhës dhe Teqenë e Shejh Bajramit

02 shtator 2020 | 19:37

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vizituar Teqenë e Shejh Rexhës në Lukinaj të Hasit dhe Teqenë e Shejh Bajramit në Demjan.

“Bashkëbisedova me udhëheqësit e këtyre dy institucioneve fetare rreth pandemisë dhe domosdosë që në objektet fetare, besimtarët t’u përmbahen rregullave anti-Covid-19. Qëllimi ynë i përbashkët është ruajtja dhe mbrojtja e shëndetit”, ka shkruar Zemaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

“Solidariteti ndër njerëzor, në veçanti në kohët e infeksioneve si ky me covid-19, duhet të rritet, duke ruajtur njëri-tjetrin nga virusi i rrezikshëm”.

“E falënderova Shejhun e Teqesë në Lukinaj dhe Shejhun e Teqesë në Demjan për mikpritjen dhe bisedën e ngrohtë, ku përveç pandemisë, biseduam edhe çështjet që i preokupojnë qytetarët e Hasit dhe Kosovës.  Mbani maska gjatë lutjeve në objektet fetare!”, ka shkruar Zemaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…