Zeneli: Heerenveen, faleminderit për këta tre vjet!

28 janar 2019 | 11:47

Mesfushori i reprezentacionit të Kosovës në futboll, Arbër Zeneli, u zyrtarizua lojtar i klubit francez, Stade de Reims, duke nënshkruar kontratë pesëvjeçare.

23-vjeçari kosovari iu bashkua Reimsit nga klubi holandez Heerenveen ku qëndroi për tre vjet.

“Heerenveen, faleminderit për këta tre vjet! Po e shkruaj këtë me lumturi sepse kisha bashkëlojtarë dhe një staf fantastik. Pa dyshim se dua t’i falënderoj edhe përkrahësit, të cilët janë të dedikuar për këtë klub dhe japin gjithçka për lojtarët. Një falënderim i madh”, ka shkruar Zeneli në “Instagram”. Blerja e Zenelit i ka kushtuar skuadrës franceze 5 milionë euro, të cilat i shkojnë Heerenveenit.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati mbrojtës i Shkumbin Demalijaj në rastin veteranët, Arianit Koci,…