
Zeqiri nuk mjafton për Augsburgun, fiton Dortmundi
02 tetor 2021
| 18:42
Borussia Dortmund është rikthyer te fitoret në Bundesligë, duke marrë një fitore me vështirësi 2-1 ndaj Augsburg.
Guerrero zhbllokoi duelin që në minutën e 10-të falë një penalltie të konkretizuar në rrjetë.
Miqtë do të reagonin mjaft mirë duke vendosur baraspeshën në minutën e 35-të. Andi Zeqiri shfrytëzon më së miri një top të përplasur fillimisht në shtyllë. Goli i sulmuesit shqiptar gjithsesi nuk do të mjaftonte për Augsburgun.
Në fillimin e pjesës së dytë. Julian Brandt shënon me një goditje të bukur me të majtën në hyrje të zonës. Në këtë sfidë Dortmundi nuk kishte në dispozicion Haaland për shkak dëmtimi.