“Zëri Perëndimor i Kosovës” uron Bedri Hamzën për zgjedhjen kryetar i PDK-së

17 nëntor 2025 | 17:51

Veprimtari Sali Bislimi, drejtor i “Zëri Perëndimor i Kosovës”, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, ka uruar Bedri Hamzën pas zgjedhjes kryetar i PDK-së.

Ai ka shkruar në “Facebook” duke e uruar Hamzën që udhëheqja e tij të jetë burim frymëzimi dhe forcë për përmbushjen e objektivave kombëtare.

“Me vizionin dhe përkushtimin tuaj, jam i bindur se do të mund të ndërtojmë një Kosovë më të fuqishme, të drejtë dhe të zhvilluar. Ju uroj suksese të mëdha në këtë rrugëtim të ri!”, ka uruar Bislimi.

Urimi i tij i plotë:

Bedri Hamza miku im,
Urimet më të përzemerta për zgjedhjen tuaj si kryetar i ri i Partisë Demokratike të Kosovës.
Ky është një moment i rëndësishëm që mbart përgjegjësi të madhe, por edhe shpresë të madhe për të ardhmen e vendit tonë.
Uroj që udhëheqja juaj të jetë burim frymëzimi dhe forcë për përmbushjen e objektivave tona kombëtare.
Me vizionin dhe përkushtimin tuaj, jam i bindur se do të mund të ndërtojmë një Kosovë më të fuqishme, të drejtë dhe të zhvilluar.
Ju uroj suksese të mëdha në këtë rrugëtim të ri!
Ju jeni autokton një iliro-dardan, forca e ndryshimit pozitive për Kosovën me vlerat e libéral demokracisë Evropiane!
GEZUAR

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bedri Hamza u zgjodh kryetar i ri i Partisë Demokratike…