Zëvendësambasadori gjerman dhe gjenerallejtënant Jashari diskutojnë për procesin e transformimit të FSK-së

12 janar 2026 | 11:11

Zëvendësambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Bottcher është takuar me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, me të cilin ka diskutuar procesin e transformimit dhe të ardhmen e FSK-së.

Gjatë takimit, komandanti Jashari ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë në zhvillimin e FSK-së.

Nga ana e tij, Bottcher ka rikonfirmuar përkrahjen gjermane për Kosovën, duke theksuar se Berlini do të vazhdojë të qëndrojë pranë institucioneve të saj të sigurisë.

“Gjermania është e përkushtuar që Kosovën dhe institucionet e saj të sigurisë t’i shohë si pjesë të një arkitekture të përbashkët dhe të integruar evropiane të sigurisë”, ka thënë ai.

Bottcher ka vlerësuar gjithashtu bashkëpunimin “të fortë dhe konstruktiv” ndërmjet Gjermanisë dhe FSK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, Kuvendi Komunal i Junikut, me shumicë votash, ka zgjedhur…