Zëvendëskryeministre nga radhët e Nismës, Albulena Balaj

03 qershor 2020 | 00:11

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Albulena Balaj-Halimaj, do të jetë befasia ekskluzive e këtij subjekti për Qeverinë e re.

Klan Kosova merr vesh se ajo do të jetë Zëvendëskryeministrja e re e Kosovës, meqë këtë post ajo e merr në Qeverinë Hoti.

Më tej mësohet se Vesel Krasniqi do marrë postin e Ministrit të Tregtisë dhe Skender Reçica atë të Ministrisë së Punës.

Thuhet që aryseja e përzgjedhjes së Balaj-Halimajt në këtë pozitë, është fuqizimi i gruas në Kuvend, por edhe performanca e saj e mirë në Parlamentin e Kosovës. Deputeten Balaj, në ulësen e parlamentit të Kosovës do ta zëvendësoj ish-zëvendësministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Arbëreshë Krasniqi e cila është në radhë sipas renditjes së votave.

Po ashtu merret vesh që Valdete Bajrami do të jetë zëvendësministre si dhe Zafir Berisha, Bekim Brestovci e Enver Hoti gjithashtu do jenë zëvendësministra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, propozimin për emërimin…