Zëvendëskryeministri Hoti informon përfaqësuesit e FMN-së për zhvillimet ekonomike

20 shkurt 2020 | 15:32

Zëvendëskryeministri i parë, Avdullah Hoti në një takim me përfaqësuesin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Gabriel Di Bella e ka informuar mbi zhvillimet ekonomike në vend.

Gjatë këtij takimi, temë bisede ishin edhe çështjet fiskale dhe përgatitjet e vazhdueshme për buxhetin e vitit 2020.

Hoti ka siguruar Di Bellan, se qeveria do të përkujdeset për stabilitetin financiar të vendit.

Nga ana e tij, Di Bella ka vlerësuar bashkëpunimin në mes Kosovës dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Universiteti i Gjakovës "Fehmi Agani" dhe Universiteti Polis i Tiranës,…