Zëvendëskryeministri i parë për Listën Serbe: Siç ka hyrë në koalicion edhe mund të dalë

12 nëntor 2020 | 14:18

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri, është deklaruar rreth mundësisë që Lista Serbe të dalë nga koalicioni qeverisës.

Tahiri ka deklaruar se vendimi iu takon partive politike për të qëndruar apo jo në koalicion, por ka thënë se qeveria është duke e bërë punën e vet.

Ai ka thënë se nuk sheh ndonjë arsye që Lista Serbe të dalë nga koalicioni.

“Qeveria është duke e bërë punën e vet, ndërsa vendimi i partive politike gjithmonë është vendimi tyre, ashtu siç kanë hyrë munden edhe me dalë por nuk di që ka ndonjë arsye. Nuk ka pasur ndonjë komunikim me qeverinë dhe përderisa nuk ka pas nuk mundem me komentuar më shumë”, ka deklaruar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shumica e vendeve të botës po përjeton valën e dytë…