Zëvendëskryeministri shqiptar në Maqedoni: Mbështesim kërkesën që provimi i Jurisprudencës të zhvillohet edhe në gjuhën shqipe

06 shkurt 2026 | 16:03

Zëvendëskryeministri i parë në Maqedoninë e Veriut, Bekim Sali, në një konferencë për medie ka deklaruar se Ligji për Provimin e Jurisprudencës, i cili është në fuqi që nga muaji janar i vitit 2020, përmban një defekt serioz pasi nuk e precizon qartë se në cilën gjuhë duhet të zhvillohet provimi.

Sali ka thënë se mbështesin kërkesën e studentëve shqiptarë të fakulteteve juridike që provimi i jurisprudencës të mund të realizohet edhe në gjuhën shqipe.

Rikujtojmë se ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, para dy vjetësh kishte depozituar në Kuvend një propozim-ligj për të saktësuar dhe korrigjuar këto mangësi, në përputhje me Kushtetutën e vendit, por se kjo nismë vazhdon të mbetet e bllokuar në zyrat e Kuvendit, pavarësisht faktit se ky institucion drejtohet nga kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.

“Këtë defekt do të mundohemi që ne tash ta përmirësojmë apo ta precizojmë, për arsye se Ministria e Drejtësisë siç nuk është e gatshme të respektojë Kushtetutën e vendit, e cila nënkupton që gjithçka që është mbi 20 për qind e popullsisë në vendin tonë duhet të respektohet gjuha amtare, që nënkupton që gjuha shqipe duhet të jetë zyrtare dhe është e drejtë e çdo juristi apo të diplomuari që provimin e jurisprudencës ta japë në gjuhën amtare të tij, në gjuhën shqipe. Këtu duhet ta përsëris edhe njëherë qëndrimin e VLEN-it se jemi pro kësaj kërkese”, ka thënë Sali.

Sipas tij, kjo çështje nuk është vetëm teknike apo procedurale, por lidhet drejtpërdrejt me respektimin e Kushtetutës dhe të drejtave themelore gjuhësore të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, duke nënvizuar se çdo jurist apo i diplomuar duhet të ketë mundësinë reale që provimin më të rëndësishëm profesional ta japë në gjuhën e tij amtare. /TCh

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi Fisnik Asllani ka pasur kampanjë të suksesshme me Hoffenheimin…